Jasir Asani po bëhet me ekip të ri

Jasir Asani po bëhet me ekip të ri

Sport June 19, 2025 - 15:20

Jasir Asani mund të bëhet shumë shpejt me ekip të ri.

Ylli i Kombëtares shqiptare sipas të gjitha gjasave do të largohet nga ekipi jug-korean Gwangju FC, ndërsa karrierën mund ta vazhdojë në Japoni.

Sipas mediave japoneze, anësori i djathtë është i gatshëm për aventurën e re.

Pas eksperiencës së suksesshme në Korenë e Jugut, përfaqësuesi shqiptar mund të transferohet në ekipin Yokohama F. Marinos.

Edhe pse spekulohej se do të rikthehej në futbollin evropian, futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut megjithatë do të vazhdojë të luajë në Azi.

Përmes ekipit japonez, futbollisti ofanziv do të mundohet t’ia rifitojë zemrën selektorit të Kombëtares shqiptare, Sylvinho, i cili e la në bankinë në ndeshjet e qershorit në kualifikimet e Botërorit 2026.

Gjatë dy vjetëve sa luajti në Korenë e Jugut, majtaku këmbëshpejtë i ka zhvilluar 74 ndeshje me Gwangju FC, ndërsa i ka realizuar 23 gola dhe i ka bërë 4 asistime, me ç’rast shkëlqeu edhe në Ligën e Kampionave Aziatike, krahas ligës së Koresë së Jugut.