Sezon i jashtëzakonshëm, Fisnik Asllanit i dyfishohet vlera nga Transfermarkt

Sezon i jashtëzakonshëm, Fisnik Asllanit i dyfishohet vlera nga Transfermarkt

Sport June 19, 2025 - 14:31

Fisnik Asllani ka përfunduar një sezon të shkëlqyer me Elversberg në Bundesliga 2, ku ishte i huazuar nga Hoffenheim.

Sulmuesi kosovar shkëlqeu me 19 gola dhe 10 asistime në 37 ndeshje zyrtare, duke qenë një nga lojtarët më të mirë në Bundesliga 2.

Performanca e tij mbresëlënëse ka bërë që Transfermarkt t’ia dyfishojë vlerën nga 4 milionë në 8 milionë euro.

Pas përfundimit të huazimit, Asllani është rikthyer te Hoffenheim, klubi që zotëron kartonin e tij.

Megjithatë, e ardhmja e tij mbetet e pasigurt, pasi interesimi për 22-vjeçarin është i madh.

Werder Bremen, Fenerbahce, Lille dhe Stuttgart janë ndër klubet që e kanë në listën e dëshirave.

Në javët në vijim pritet të vendoset nëse Asllani do të qëndrojë te Hoffenheim apo do të transferohet drejt një aventure të re.