Zyrtare: Gani Sejdiu, trajner i ri i Trepçës ’89

Zyrtare: Gani Sejdiu, trajner i ri i Trepçës ’89

Sport June 19, 2025 - 14:14

Trepça ’89 ka njoftuar se ka emëruar Gani Sejdiun trajner të ri të skuadrës së parë.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook. /Zëri

Postimi i plotë:

Mirë se vjen, kryetrajner!

Klubi futbollistik Trepça’89 ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e Gani Sejdiut si kryetrajner i ekipit tonë të parë.

Me një përvojë të pasur në futbollin kosovar dhe një vizion të qartë për zhvillimin dhe suksesin e skuadrës, Gani Sejdiu rikthehet në pankinën tonë për të udhëhequr një projekt të ri dhe ambicioz.

Besimi ynë në profesionalizmin, përkushtimin dhe aftësitë e tij është i plotë — dhe jemi të bindur se me të në krye, Trepça’89 do të ecë drejt objektivave madhore.

Mirë se vjen në shtëpi, profesor!

Bashkë drejt sukseseve të reja!

Me respekt,

KF Trepça ’89 FC.