
Florian Wirtz fluturon sonte për në Liverpool
Florian Wirtz është planifikuar të mbërrijë në Merseyside sonte në mbrëmje për të përfunduar transferimin e tij prej 100 milionë funtesh te Liverpooli.
Lojtari i Bayer Leverkusen do t’u nënshtrohet vizitave mjekësore nesër.
Wirtzi ka qenë në pushimet e tij pas sezonit, ndërsa Bayeri dhe Liverpooli arrijnë një marrëveshje që mund të arrijë një total përfundimtar prej 116.5 milionë funtesh.
Ai është gati të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me një pagë minimale prej 195,000 funtesh në javë, e cila mund të bëhet 245.000 funte me bonuse.
Wirtzi e donte vetëm Liverpoolin gjatë kësaj merkatoje verore, sipas Sky Sports News dhe jo për para.
Plani taktik i Arne Slot për të thuhet se është një nga arsyet kryesore që ai ka zgjedhur të transferohet në Anfield. /Zëri