
Inzaghi i emocionuar për largimin nga Interi: Do të më mungojë gjithçka
Trajneri i Al Hilalit, Simone Inzaghi, ka folur për largimin e tij nga Interi, duke e konsideruar një moment të dhimbshëm, por të kuptueshëm.
“Nëse ky është çmimi që duhet të paguaj për katër vjetët e mi tek Interi, do ta pranoj me kënaqësi”, tha Inzaghi, duke theksuar se mirësia që mori nga klubi e tejkalon çdo keqardhje.
Ai vlerësoi marrëdhëniet e tij me të gjithë në klub. “Nuk është asgjë në krahasim me mirësinë që mora nga tifozët, drejtuesit dhe lojtarët”, shtoi ai.
Sipas Inzaghit, ndarja ndodhi për të mirën e Interit, edhe pse ishte një vendim i vështirë për të gjithë të përfshirët.
“Unë besoj se edhe ata e kuptuan se ishte koha për një ndarje, edhe pse shkaktoi shumë dhimbje”, deklaroi trajneri italian.
Ai rrëfeu se e ka përjetuar gjithmonë me intensitet çdo moment në stolin e zikaltërve.
“Sot, siç ka ndodhur shpesh gjatë katër viteve të mia tek Interi, dëgjova gjithçka”, u shpreh ai.
Në fund, Inzaghi pranoi se do t’i mungojë gjithçka nga përvoja e tij në Milano. “E di që do të më mungojnë të gjitha, madje edhe akuzat më të padrejta që më janë drejtuar”, përfundoi trajneri italian.