
Donnarumma takohet me PSG-në për rinovimin e kontratës
Sport
June 19, 2025 - 10:51
Ekipi i Gianluigi Donnarummas është takuar me Paris Saint-Germainin për të diskutuar marrëveshjen e re me klubin, raporton Fabrizio Romano.
Sipas tij, bisedimet vazhdojnë pasi ende nuk është arritur asnjë marrëveshje për ta vazhduar kontratën, por diskutimet tani kanë nisur sërish.
Portieri italian aktualisht ka kontratë me parisienët deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm. /Zëri