Donat Rrudhani do të rikthehet tek Young Boys

Donat Rrudhani do të rikthehet tek Young Boys

Sport June 19, 2025 - 09:57

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Donat Rrudhani, do të rikthehet te klubi i tij, Young Boys.

Lajmi është konfirmuar nga vetë drejtori sportiv i klubit aktual, Luzernit ku u shpreh se klubi nuk do ta aktivizojë opsionin e blerjes së kartonit të lojtarit.

“Për shkak të diskutimeve të ndryshme dhe kryesisht për arsye financiare vendimi u mor kundër aktivizimit të opsionit të blerjes”, deklaroi Meyeri.

Rrudhani ishte huazuar për një sezon nga Young Boys, me një kontratë që është ende e vlefshme deri në qershor të vitit 2025.

Gjatë periudhës së tij në Luzern, ai ka qenë një nga pikat më të forta të skuadrës, duke kontribuuar me nëntë gola dhe gjashtë asistime në 31 paraqitje në Superligën e Zvicrës. /Zëri