Klubi i madh italian, afër marrëveshjes me Ardian Ismajlin

Klubi i madh italian, afër marrëveshjes me Ardian Ismajlin

Sport June 19, 2025 - 09:41

Pas rënies së Empolit në Serie B, po raportohet se mbrojtësi i kombëtares shqiptare Ardian Ismajli do ta vazhdojë karrierën diku tjetër.

Mediat italiane raportojnë se Ismajli është afër marrëveshjes me klubin e madh italian Lazion.

Për 28-vjeçarin janë të interesuar edhe shumë skuadra të tjera, por duket se më afër për të është ekipi romak.

Profili i mbrojtësit shqiptar duket se i përshtatet lojës së Lazios.

Bëhet fjalë për Lazion, që është në kërkim të një mbrojtësi dhe profili i Ismajlit i përshtatet shumë lojës së tyre.

Vlen të theksohet se në adresë të Ardian Ismajlit ka ardhur edhe një ofertë nga Hellas Verona.

Ismajli ka kontratë me Empolin deri në fund të këtij muaji.