Vdes Ejup Mehmeti – Kapiti, emër i madh i futbollit kosovar

Vdes Ejup Mehmeti – Kapiti, emër i madh i futbollit kosovar

Sport June 18, 2025 - 15:39

Ka vdekur emri i madh i futbollit të Kosovës, Ejup Mehmeti, ndryshe i njohur së fundi me mbiemrin Kapiti.

Ai ka vdekur në moshën 75-vjeçare.

Ish-futbollisti i Prishtinës në fund të viteve ’70, ndihmëstrajner në fillim të viteve ’80 në Hamburg, pastaj në Prishtinë dhe një kohë edhe në Cërvena Zvezdë të Gjilanit.

Pas lufte kryetrajner i Prishtinës.

Ejup Mehmeti – i njohur më pas si “Kapiti” – u aktivizua në vitet 1970 si futbollist për FC Prishtinën, që atëherë garonte në Ligën e Dytë të ish-Jugosllavisë (grupi i Lindjes).

Në këtë periudhë ai do të luante krahas emrave të mëdhenj si Rasim Thaçi – Cima dhe Sabit Dallku.

Puna e tij kontribuoi në promovimin e klubit në elitën e futbollit jugosllav.

Pas karrierës si lojtar, Kapiti - Mehmeti ndoqi rrugën akademike, duke përfunduar një magjistraturë në futboll në Universitetin e Sarajevës dhe duke marrë licencën profesionale si trajner nga UEFA.

Ai ka qenë pjesë e stafit teknik si ndihmëstrajner në skuadra të njohura të Bundesligës gjermane, përfshirë Hamburgun, duke marrë përvojë të çmuar në nivele të larta të futbollit.

Në vitin 2012, Kapiti- Mehmeti u emërua trajner i FC Prishtinës.

Puna e tij përfshinte zhvillimin e talentit të ri dhe ndërtimin e ekipit, duke vazhduar traditën e tij në futbollin e Kosovës.

Në qershor 2021, Komuna e Prishtinës, përmes Drejtorisë së Sportit, e nderoi KapitiëMehmetin me Mirënjohje për Vepër Jetësore, duke vlerësuar rolbiografinë e tij në sport dhe kontributin ndaj Prishtinës dhe mbarë Kosovës.

Varrim i i tij bëhet të premten në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Image