Orari i ndeshjeve të edicionit 2025/26 në Premierligë, Man Utd me tre derbi në pesë xhirot e para

Orari i ndeshjeve të edicionit 2025/26 në Premierligë, Man Utd me tre derbi në pesë xhirot e para

Sport June 18, 2025 - 15:27

Lista e plotë e ndeshjeve për sezonin 2025/26 të Premierligës është publikuar tashmë, ndërsa entuziazmi për sezonin e ri rritet.

Xhiroja e parë fillon të premten, më 15 gusht, kur kampioni aktual Liverpooli përballet me Bournemouthin.

Manchester City do ta nisë garën për titullin e pestë në gjashtë vjet kundër Wolves, ndërsa Arsenalit luan derbin ndaj Manchester Unitedin në xhiron e parë.

Për ekipet e sapongjitura në kategori, Leeds United ka një ndeshje të vështirë me Everton, Burnley luan ndaj Tottenham Hotspur dhe Sunderland do të presë West Hamin.

Në ndeshjet tjera, Aston Villa pret Newcastle United, Crystal Palace viziton Chelsean dhe Nottingham Forest pret Brentfordin.

Disa nga ndeshjet interesante të sezonit janë ato mes Liverpool-Arsenal në xhiron e tretë, Man City-Man Utd në xhiron e katërt, Arsenal-City dhe United-Chelsea në xhiron e pestë, Chelsea-Liverpool në xhiron e shtatë, Liverpool-United në xhiron e tetë dhe City-Liverpool në xhiron e 11-të.

Xhiroja e fundit e ndeshjeve do të luhet të dielën, më 24 maj, me të 20 klubet që do të garojnë njëkohësisht siç është traditë.