Sezoni i ri i Superligës dhe i Ligës së Parë do të nisë më 16 gusht

Sezoni i ri i Superligës dhe i Ligës së Parë do të nisë më 16 gusht

Sport June 18, 2025 - 15:09

Edicioni i ri garues 2025/26 në futbollin e Kosovës do të nisë në fundjavën e 16/17 gushtit.

Të parat që nisin garat do të jenë dy nivelet më të larta, Superliga dhe Liga e Parë e Kosovës, njofton Federata e Futbollit të Kosovës.

Pjesë e elitës së futbollit sivjet do të jenë Prishtina e Re dhe Drenica, të cilat ishin kampione në grupet e tyre respektove në Ligën e Parë.

Të rikujtojmë se Liga e Parë në këtë edicion do të funksionojë si ligë unike, me 18 skuadra.