
Bernardo Silva, kapiten i ri i Man Cityt
Sport
June 18, 2025 - 11:41
Bernardo Silva është emëruar kapiten i ri i Manchester Cityt.
Kështu ka bërë të ditur gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano.
Silva ka folur edhe për të ardhmen e tij te Citizens, ku u shpreh i sigurt që do të qëndrojë në Eithad edhe këtë sezon.
“Këtë sezon me siguri do të jem te City, do të qëndroj. Kam pasur mundësi në të kaluarën dhe këtë vit, ashtu si vitin e kaluar, mundësia ime është të qëndroj”, është shprehur ai. /Zëri