
Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Ballkanit në rrethin e dytë në Ligën e Konferencës
Sport
June 18, 2025 - 10:27
FC Ballkani ka njoftuar për kundërshtarët e mundshëm, me të cilët mund të përballet në rrethin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Më poshtë keni postimin e Ballkanit (pa ndërhyrje):
Tifozë të dashur,
Tashmë është përcaktuar vazoja me kundërshtarët eventual, me të cilët mund të ndeshemi në rrethin e dytë kualifikues të Konferencë Ligës.
Shorti do të na vendosë përballë, njërën nga këto skuadra
NK Varazdin nga Kroacia, FC UNA Strassen nga Luksemburgu, apo njërin prej fituesve të këtyre ndeshjeve:
La Fiorita 1967 (San Marino) - FC Vardar (Shkup)
Floriana FC (Maltë) - Havefordwest (Uells)
ST joseph’s (Gjibraltar) - Cliftonville (Irlandë e Veriut). /Zëri