Zyrtare: Milot Avdyli, lojtar i ri i NK Celjes

Zyrtare: Milot Avdyli, lojtar i ri i NK Celjes

Sport June 17, 2025 - 10:17

Klubi slloven NK Celje ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit kosovar, Milot Avdyli nga ukrainasit e Vorskla Poltavas.

Avdyli ka ndryshuar ambient pas vetëm gjashtë muajve në Ukrainë, pasi tashmë ka nënshkruar kontratë trevjeçare me sllovenët e NK Celjes.

“Klubi i Futbollit Celje njofton se ka arritur një marrëveshje me klubin ukrainas FK Vorskla Poltava për transferimin e Milot Avdyli”.

“Mesfushori 21-vjeçar ka nënshkruar një kontratë me klubin deri më 30.6.2028”, thuhet në njoftimin e klubit slloven.

Ndryshe, Avdyli u bë blerja e katërt e Celjes këtë verë, ndërsa në të kaluarën ka luajtur me klube si KF Trepca 89 dhe FC Arau.

Gjatë katër sezoneve të ardhshme, ai bëri 109 paraqitje për ish-kampionët e Zvicrës, duke shënuar shtatë gola dhe duke dhënë 10 asistime, teksa në janar të këtij viti, ai u transferua në Ukrainë, ku bëri 10 paraqitje në pranverë.

Avdyli gjithashtu ka qenë një anëtar i rregullt i ekipeve të moshave të Kosovës, ku ka kulmuar si kapiteni te ekipi U-21.