Zyrtare: Besa e Pejës emëron Fisnik Papuqin në stol

Zyrtare: Besa e Pejës emëron Fisnik Papuqin në stol

Sport June 16, 2025 - 21:48

Besa e Pejës përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, ka bërë me dije se kanë arritur marrëveshje me Fisnik Papuqin. 

Papuqi nga sezoni i ardhshëm do të jetë në krye të Besës së Pejës, një klub të cilin tashmë e njeh mirë pasi ka luajtur atje edhe si lojtar. 

Njoftimi i plotë i Besës së Pejës: 

Sot, në zyrat tona të reja, zyrtarizuam një ardhje me shumë peshë, i uram mirëseardhje trenerit tonë Fisnik Papuqi. 

Papuqi si përsonalitet që e njeh secilin cep të kësaj fushe si lojtar, tash po zhvendoset në një rol tjetër, si pjesë e shtabit tonë teknik. 

Me përvojën që e ka fituar brenda dhe jashtë fushës, me karakterin që e ka ndërtuar në vitet kur ka mbrojtur ngjyrat e Besës, Fisniku vjen për të kontribuar në një mënyrë të re, për të ndërtuar, udhëhequr dhe frymëzuar. 

Kjo skuadër po ndërtohet, me punë, me njerëz që kanë jetuar me fanellën e këtij qyteti, me besë dhe vizion. 

Mirë se erdhe në shtëpin tënde Fisi, rrugëtimi jonë vazhdon.