Laura Fazliu e nis me fitore aventurën në Botërorin e Xhudos

Laura Fazliu e nis me fitore aventurën në Botërorin e Xhudos

Sport June 16, 2025 - 13:51

Laura Fazliu e ka nisur me fitore aventurën e saj në Kampionatin Botëror të Xhudos, i cili po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Garuesja kosovare e mposhti polaken Natalia Kropska me Ippon në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Ky meç i takoi xhiros së dytë, pasi të parën Fazliu e kaloi pa luftë.

Në rrethin e tretë, respektivisht në të tetën e finales, xhudistja e Kosovës do të përballet me italianen Carlotta Avanzato.

Laura, e cila rikthehet nga një lëndim që s’po e linte rehat, synon të fitojë medalje në këtë Botëror.

Siç dihet, paraprakisht në këtë Botëror medalje të argjendtë fitoi Distria Krasniqi, ndërsa pa medalje mbeti Akil Gjakova. /Express