Akil Gjakova eliminohet nga Kampionati Botëror i xhudos në Budapest

Akil Gjakova eliminohet nga Kampionati Botëror i xhudos në Budapest

Sport June 15, 2025 - 14:55
Akil Gjakova ndalet në luftën e dytë

Xhudisti Akil Gjakova, është eliminuar nga Kampionati Botëror që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Në luftën e tretë, ai u mposht nga kundërshtari i tij brazilian, Daniel Cargnin, transmeton Klankosova.tv.

Kështu Gjakova mbetet pa medalje në këtë kampionat.

Rundin e parë, xhudisti kosovar e kaloi pa luftë, derisa në të dytin pati punë me rumunin, Ioan Dzitac, të cilin e mposhti me mjaft vështirësi pas vazhdimeve.

Në ekipin e Kosovës në xhudo nuk kanë pritur shumë nga Akil Gjakova për shkak të një lëndimi të krahut me të cilin po përballet ai. Për shkak të lëndimit, nuk e kishte fazën e duhur përgatitore. Po ashtu nuk e kishte forcën e zakonshme gjatë luftës dhe rrjedhimisht hedhjet e tij nuk ishin mjaftueshëm të rrezikshme.

Në të kaluarën Gjakova kishte dy fitore ndaj Cargninit. Por këtë herë ishte braziliani që festoi në fund, ndonëse arriti fitore shumë të vështirë.

Prej ekipit të Kosovës ka mbetur të garojë edhe Laura Fazliu. Ajo garon të hënën në kategorinë deri 63 kilogramë. Të shtunën Distria Krasniqi fitoi medalje të argjendtë në kategorinë deri 52 kilogramë.