Milos Kerkez do t’i bashkohet me Liverpoolin, është çështje kohe

Milos Kerkez do t’i bashkohet me Liverpoolin, është çështje kohe

Sport June 14, 2025 - 18:19

Futbollisti i Bournemouthit, Milos Kerkez, ka marrë vendimin e tij dhe nuk po dëgjon asnjë nga klubet e tjera.

Ai e ka ndarë mendjen që t’i bashkohet kampionit në fuqi të Anglisë, Liverpoolit.

Marrëveshja është e sigurt, dhe tani është vetëm çështje kohe dhe hapash teknikë për ta finalizuar atë.

Hungarezi ka qenë njëri ndër talentët më të spikatur sezonin e shkuar në Premier Ligë.