
Zyrtare: Real Madridi përforcohet me Franco Mastantuonon
Real Madrid ka njoftuar se ka transferuar sulmuesin 17-vjeçar, Franco Mastantuono.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi, përmes një komunikate zyrtare në X.
Sulmuesi i ri do të jetë pjesë e Los Blancos deri më 30 qershor të vitit 2031.
“Real Madrid C.F. njofton se Franco Mastantuono do të jetë lojtar i klubit tonë për gjashtë sezonet e ardhshme, nga 14 gushti 2025 deri më 30 qershor 2031”, thuhet në komunikatën e klubit.
Mastantuono u zhvillua në sistemin e të rinjve të River Plate midis viteve 2019 dhe 2024 dhe ishte pjesë e ekipit të parë gjatë sezonit 2024-2025. Në shkurt 2024, ai u bë golashënuesi më i ri në historinë e River Plate, me të cilin fitoi një Superkupë Argjentine.
Në moshën 17 vjeç, ai është gjithashtu lojtari më i ri që ka luajtur një ndeshje zyrtare për ekipin kombëtar argjentinas në të gjithë historinë e saj. /Zëri