Sot nis Botërori i Xhudos, Kosova përfaqësohet nga tre garues

Sot nis Botërori i Xhudos, Kosova përfaqësohet nga tre garues

Sport June 13, 2025 - 10:36

Kampionati Botëror i Xhudos për Senior nis sot në Budapest të Hungarisë dhe vazhdon deri më 20 qershor.

Për Federatën e Xhudos së Kosovës kjo është një nga ngjarjet më të mëdha të vitit në këtë sport.

Në këtë ngjarje Kosova do të prezantohet nga tre xhudistë: Distria Krasniqi (-52 kg), Laura Fazliu (-63 kg) dhe Akil Gjakova (-73 kg).

FXHK-ja njofton se në Kampionatin Botëror për Senior të Xhudos garojnë më të mirët dhe pret 557 xhudistë nga 93 shtete, në përfaqësim të 6 kontinenteve.

Distria Krasniqi do të ndeshet të shtunën, Akil Gjakova të dielën, kurse Laura Fazliu të hënën.

“Garuesit tanë do të jenë nën udhëheqjen e kryemjeshtrit Driton Kuka dhe trajnerët Fatos Tabaku dhe Majlinda Kelmendi, kampionja që tani ndërton kampionë”, tha FXHK-ja.