E kryer, Florian Wirtz lojtar i ri i Liverpoolit

E kryer, Florian Wirtz lojtar i ri i Liverpoolit

Sport June 13, 2025 - 10:17

Florian Wirt mund të konsiderohet si lojtar i ri i Liverpoolit.

Kështu ka bërë të ditur gazetari dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Sipas Romanos, Wirtzi mund të konsiderohet lojtar i ri i Redsit që nga e marta.

Marrëveshja klub me klub është arritur pas disa javësh nga ana e palëve, hapat zyrtarë do të ndiqen sapo Floriani të kthehet nga pushimet.

Liverpooli ka rënë dakord gojarisht në parim me Bayer Leverkusenin për një marrëveshje që arrin në 150 milionë euro, duke përfshirë shtesa.

Wirtzi është gati për vizitat mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës. /Zëri