
Tifozat Kuq e Zi futen në stadiumin e Letonisë me simbolin e UÇK-së, pavarësisht ndalesave në hyrje
Tifozat Kuq e Zi kanë vazhduar përplasjen në distancë me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF).
TKZ-ja mbrëmë arriti të futej në stadiumin e Letonisë me simbolin e UÇK-së, përkundër ndalesave në hyrje.

Për këtë situatë, TKZ-ja është ankuar sot përmes një postimi se FSHF-ja ka kërkuar nga zyrtarët e stadiumit në Letoni që të bëjnë kontrolle të detajuara ndaj tifozëve shqiptarë në hyrje të stadiumit në Riga.
Sidoqoftë, ata arritën të futen në stadium me simbole dhe me flamurin e UÇK-së mbrëmë në barazimin e Shqipërisë me Letoninë, 1:1. /Zëri

Postimi i plotë nga TKZ-ja:
Manovrat penguese të FSHF-së vazhduan edhe dje në Riga. Në hyrje të stadiumit, djemtë tanë u përballën me kontrolle të papara më parë në një transfertë. Steward-ët na thanë hapur: “Kemi urdhër nga federata juaj t’ju kontrollojmë hollësisht”. Me këtë rast, na ndaluan të gjitha banderolat dhe parullat që kishim me vete, edhe pse përmbanin vetëm shkrimet e zakonshme “Tifozat Kuq e Zi” dhe “TKZ on Tour”. Ato me mesazhe, sigurisht që i futëm brenda.
Kjo ishte tentativa e dytë: e para erdhi kur nuk na ndanë fare biletat që, sipas rregullores, u takojnë tifozëve vizitorë. Donin t’i linin karriget bosh për të thënë se “s’kishim tifoza”. E dimë mirë me kë kemi punë – me miqtë e shkijeve. Por le ta mbajnë mend: koha mund të jetë e maskarenjve, po Atdheu mbetet i Shqiptarëve.
Shihemi përsëri së shpejti.
Tifoza Kuq e Zi
O sa mirë me qenë Shqiptar!