E kryer, De Bruyne transferohet te Napoli

E kryer, De Bruyne transferohet te Napoli

Sport June 11, 2025 - 12:40

Kevin de Bruyne është lojtari më i ri i Napolit.

Kështu ka bërë të ditur eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, në frazën e tij “Here we go”.

De Bruyne do të jetë në Itali të enjten për të finalizuar transferimin e tij të lirë te Napoli.

Mesfushori i Man Cityt, marrëveshja e të cilit skadon në fund të muajit, është planifikuar t'u nënshtrohet vizitave mjekësore dhe të nënshkruajë kontratën e tij me klubin italian në Romë.

33-vjeçari tani është i lirë të përfundojë transferimin, pasi luajti në kualifikueset e Kupës së Botës për Belgjikën gjatë pushimit ndërkombëtar. /Zëri