Reijndersi flet si lojtar i ri i Man Cityt

Reijndersi flet si lojtar i ri i Man Cityt

Sport June 11, 2025 - 11:04

Manchester City pak më parë njoftoi për transferimin e Tijjani Reindersit në “Etihad”.

Mesfushori holandez ka nënshkruar kontratë me Citizens për pesë vjet.

Pas nënshkrimit të kontratës, Reijnderi ka folur si lojtar i Cityt, ku ishte entuziast për perspektivën e asaj që mund të arrijë me Cityn.

“Jam i entuziazmuar që po nënshkruaj për Manchester Cityn”, tha Reijndersi.

“City është një nga ekipet më të mëdha në botë, me trajnerin më të mirë, lojtarë të klasit botëror dhe ambiente të shkëlqyera. Nën drejtimin e Pep Guardiolës, City ka fituar kaq shumë tituj dhe unë dua të ndihmoj që kjo të vazhdojë me shumë më tepër sukses në vitet në vijim. Është gjithashtu një ëndërr e bërë realitet të luash në Premier League. Kjo ligë ka parë shumë nga lojtarët më të mirë holandezë të performojnë gjatë viteve dhe është një frymëzim të ndjek hapat e tyre. Mezi pres të filloj, të takoj lojtarët e tjerë dhe t'u tregojë tifozëve të Manchester Cityt se çfarë mund të bëj”, u shpreh 26-vjeçari.

Ai tani është i disponueshëm për në Kupën e Botës për Klube FIFA këtë verë në SHBA. /Zëri