
Zyrtare: Tijjani Reijnders, lojtari i ri i Man Cityt
Sport
June 11, 2025 - 10:45
Manchester City ka njoftuar se ka transferuar Tijjani Reijndersin.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi, përmes një komunikate në faqen zyrtare në platformën X.
Reijndersi ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Citizens.
“Manchester City ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e Tijjani Reijndersit me një marrëveshje pesëvjeçare”, thuhet në komunikatën e klubit.
26-vjeçari ndërkombëtar holandez vjen nga Milani, ku ka kaluar dy sezonet e fundit. /Zëri
More here ëhttps://t.co/KKngvPBXAq
— Manchester City (@ManCity) June 11, 2025