Agim Ademi me delegacion të FFK-së bëjnë homazhe te varri i Fadil Vokrrit në 7-vjetorin e vdekjes së tij
Foto: Facebook

Agim Ademi me delegacion të FFK-së bëjnë homazhe te varri i Fadil Vokrrit në 7-vjetorin e vdekjes së tij

Sport June 09, 2025 - 09:44

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka bërë homazhe sot në nderim të legjendës Fadil Vokrri, me rastin e 7-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta.

Në këtë ceremoni përkujtimore, Ademi ishte i shoqëruar nga miku i madh i futbollit kosovar, Jerome Champagne, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë nga FFK.

Delegacioni i Federatës vendosi kurora lulesh pranë varrit të Vokrrit dhe shprehu mirënjohje për kontributin historik të tij në zhvillimin dhe ndërkombëtarizimin e futbollit të Kosovës.

“Presidenti Agim Ademi, së bashku me mikun e madh të futbollit kosovar, Jerome Champagne si dhe bashkëpunëtorët e tij, ka bërë homazhe te varri i legjendës Fadil Vokrri, në 7-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta”, thuhet në njoftim.

“Ata shprehen mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm të Vokrrit në afirmimin dhe zhvillimin e futbollit kosovar. I përjetshëm kujtimi për Legjendën”, thuhet në njoftimin e FFK-së.