Mbyllet pjesa e parë: Spanja po avancon ndaj Portugalisë

Mbyllet pjesa e parë: Spanja po avancon ndaj Portugalisë

Sport June 08, 2025 - 22:38

Kombëtarja e Spanjës po avancon me rezultat 2-1 ndaj Portugalisë pas pjesës së parë në kuadër të finales së Ligës së Kombeve. 

Joao Neves rrezikoi i pari në minutën e pestë, por goditja e tij shkoi larg shtyllës së portierit Unai Simon. Në minutën e 17-të Nico Williams pati një mundësi për gol, por goditja e tij përfundoi mbi traversë. 

 

‘Furia e Kuqe’ kaloi në avantazh në minutën e 21-të përmes Martin Zubimendit i cili u gjend në kohën e duhur dhe në vendin e duhur për të shënuar. Portugezët reaguan shpejtë duke barazuar shifrat vetëm pesë minuta më vonë me anë të Nuno Mendes (26’) i cili realizoi një gol të bukur për 1-1. 

Pak çaste pa përfunduar pjesa e parë, Spanja e riktheu sërish avantazhin, kësaj radhe përmes Mikel Oyarzabal që realizoi për 2-1 në minutën e 45-të pas asistimit të Pedrit. 

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në pjesën e dytë – a do të arrijë Portugalia të kundërpërgjigjet, apo Spanja do ta ruajë këtë epërsi ose eventualisht ta thellojë atë./Telegrafi