![Nën masa të forta sigurie, ekipi serb largohet nga Tirana drejt Beogradit [video]](/uploads/zeri.info/images/2025/June/08/auto_11-91749375240.jpg)
Nën masa të forta sigurie, ekipi serb largohet nga Tirana drejt Beogradit [video]
Sport
June 08, 2025 - 11:33
Pas ndeshjes me Kombëtaren shqiptare, skuadra serbe ka udhëtuar drejt Serbisë mëngjesin e së dielës.
Ekipi serb u shoqërua nga forcat e policisë së Shqipërisë drejt aeroportit të Rinasit për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.
Siç raporton TCH, ekipi nuk pati asnjë problem gjatë udhëtimit dhe u skuadra serbe u fut e qetë në aeroport për të udhëtuar drejt Beogradit.
Ndeshja Shqipëri – Serbi, e cila u zhvillua për eliminatoret e Botërorit 2026 në “Air Albania” përfundoi pa gola me rezultat 0-0.