Uzuni: Emocion i madh, patëm tifozeri të zjarrtë, i falënderoj nga zemra

Uzuni: Emocion i madh, patëm tifozeri të zjarrtë, i falënderoj nga zemra

Sport June 07, 2025 - 23:48

Futbollisti i Kombëtares së Shqiëprisë, Myrto Uzuni, tha se ndeshja e sotme u dha emocione të gjithëve.

Në Klan Kosova, ai ka theksuar se patëm një mbështetje të madhe nga tifozët dhe  i falënderoi të gjithë.

“Një ndeshje e vështirë gjithashtu shumë e bukur, një emocion shumë i madh. Patëm një tifozeri të zjarrtë i falënderoj nga zemra të gjithë që na kanë mbështetur”.

“Mendoj se çunat kanë bërë një lojë të mrekullueshme e kanë dhënë maksimumin kanë dhënë zemrën në fushë ky është futbolli është pak dhe çështje fati”, tha Uzuni. 

\