Gjimshiti: Marrim këtë pikë dhe ecim para

Gjimshiti: Marrim këtë pikë dhe ecim para

Sport June 07, 2025 - 23:41

Kapiteni i kombëtares kuqezi, Berat Gjimshiti, nuk fshehu krenarinë për ekipin pas ndeshjes së vështirë ndaj Serbisë, që u mbyll me rezultat të bardhë 0-0 në stadiumin “Air Albania”.

Në një përballje të mbushur me ndjesi, kujtime historike dhe një ngarkesë të madhe psikologjike, Gjimshiti vlerësoi karakterin dhe angazhimin e shokëve të skuadrës.

“Zhvilluam një ndeshje të mirë, e marrim këtë pikë dhe ecim para”, u shpreh ai pas përfundimit të sfidës.

“Mund të rrezikoje pak më shumë në sulm, por në ndeshje si këto, ku presioni dhe emocionet janë të mëdha, nuk dëshiron të gabosh”.

Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së qetësisë dhe balancës në fushë, duke shtuar: “Jam shumë i lumtur për ekipin dhe për mënyrën si luajtëm sot”.

Përballja e së shtunës nuk solli golat që shqiptarët prisnin, por solli një paraqitje solide, me një Shqipëri të disiplinuar, të angazhuar dhe të vendosur për të mos u lëkundur ndaj një kundërshtari historikisht të tensionuar. 

\