Notat e lojtarëve: Shqipëri 0-0 Serbi, Hysaj më i miri

Notat e lojtarëve: Shqipëri 0-0 Serbi, Hysaj më i miri

Sport June 07, 2025 - 23:26

Shqipëria ka marrë vetëm një pikë përballë Serbisë, pasi ndeshja që u zhvillua në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026 përfundoi pa gola. 

Rastin më të mirë për gol e kishte Rey Manaj, por që dështoi nga penalltia në fundin e pjesës së parë. 

Lojtari me vlerësimin më të lartë ishte Elseid Hysaj me notën 7.9, pasi ishte ai që e fitoi penalltinë.  

 

Thomas Strakosha (7.4), Kristjan Asllani (7.3), Mario Mitaj (7.3), Julian Shehu (7.3), kishin po ashtu paraqitje të mirë,  

Lojtari më i dobët në fushë ishte Rey Manaj, i cili u vlerësua me notën 6.3.  

Portieri i Serbisë, Djordje Petrovic, ishte më i vlerësuari nga SofaScore me notën 8.1, pasi përveç penalltisë së pritur, bëri edhe disa pritje të tjera. 

Notat e lojtarëve:

Shqipëri:

Image

Serbi:

Image
\