Përballja Shqipëri – Serbi, Ramë Lahaj nesër këndon në stadium “Për ty atdhe” dhe “Rrjedh në këngë e ligjërime”

Përballja Shqipëri – Serbi, Ramë Lahaj nesër këndon në stadium “Për ty atdhe” dhe “Rrjedh në këngë e ligjërime”

Sport June 06, 2025 - 19:33

Kombëtarja shqiptare dhe Serbia do të përballen nesër në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026.

Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të nisë në orën 20:45.

Një ditë para kësaj sfide, ministri i Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Taulant Balla ka takuar disa prej lojtarëve të Kombëtares.

Ndërkohë që krah tij është edhe tenori i njohur shqiptar, Ramë Lahaj.

Ndërkohë lojtarët që e shoqërojnë tenorin dhe ministrin Balla, janë Julian Shehu, Armando Broja, Mirlind Daku dhe Ylber Ramadani.

Balla bën me dije se Ramë Lahaj do të këndojë dy këngë “Rrjedh në këngë e ligjërimë” e “Për ty atdhe”.

\