Vazhdon shitja e biletave për dy ndeshjet miqësore të Kosovës

Vazhdon shitja e biletave për dy ndeshjet miqësore të Kosovës

Sport June 05, 2025 - 11:56

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjet miqësore Kosovë  - Armeni dhe Kosovë – Komoret, të cilat do të zhvillohen më datë 6 qershor 2025, ora 19:00, respektivisht më datën 9 qershor 2025 ora 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, po vazhdojnë të shiten.

Ato mund t’i blini përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:

https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

Në anën e majtë e zgjedhni ndeshjen për të cilën jeni duke e blerë biletën.

Çmimet e biletave janë si në vijim: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.

VINI RE!

Një person mund të blejë deri në katër bileta.

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.

Në anën e majtë e zgjedhni ndeshjen për të cilën jeni duke e blerë biletën,

Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar.

Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online.

Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet bileta si dhe fatura juaj.

\