E konfirmon presidenti: Fabregasi s’do të largohet nga Comos

E konfirmon presidenti: Fabregasi s’do të largohet nga Comos

Sport June 04, 2025 - 15:50

Presidenti i Comos, Mirwan Suwarso, ka thënë se trajneri Cesc Fabregas nuk do të largohet nga klubi për shkak të interesit nga Interi.

Duke folur në skenë pranë Fabregasit në një event SXSW në Londër, Suwarso tha: “Rruga jonë është e gjatë, do të zgjasë për disa sezone dhe sillet rreth Cesc Fabregasit, i cili nuk do të largohet nga klubi”.

Sky në Itali raporton se Interi po vazhdon të presë Fabregasin.

Finalistët e Ligës së Kampionëve shpresojnë që qëndrimi i Comos do të zbutet gjatë ditëve të ardhshme, pavarësisht deklaratës së qartë të presidentit të Comos në Londër. /Zëri

\