Gjyqtarë shqiptarë do ta ndajnë drejtësinë në miqësoren Kosovë - Armeni

Gjyqtarë shqiptarë do ta ndajnë drejtësinë në miqësoren Kosovë - Armeni

Sport June 04, 2025 - 14:51

Gjyqtarë shqiptar do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen miqësore Kosovës – Armeni.

Kosova do të përballet me Armeninë në një ndeshje miqësore më 6 qershor (e premte) në orën 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Drejtësinë në këtë duel do ta ndajnë gjyqtarë nga Shqipëria.

Juxhin Xhaja do të jetë gjyqtari kryesor i takimit, ndërsa Xhulio Mani dhe Marjus Qose asistenët e tij. Florian Lata do të jetë gjyqtari i katërt i takimit.

Kosova tri ditë pas ndeshjes me Armeninë do të luajnë miqësoren tjetër kundër Komoreve po ashtu në “Fadil Vokrri”. /Zëri

\