Agjenti i Donnarummas flet për të ardhmen e portierit

Agjenti i Donnarummas flet për të ardhmen e portierit

Sport June 04, 2025 - 14:24

Agjenti i Donnarummas, Enzo Raiola, ka folur për të ardhmen e portierit te Paris Saint-Germain.

Sipas Raiolas, për të ardhmen e Donnarummas fillimisht do të flasin përsëri me PSG-në dhe më pas do të shohin, pasi ka edhe disa propozime të tjera.

“E ardhmja e tij? Duhet të flasim përsëri me PSG-në dhe pastaj do të shohim. Ka disa propozime”, tha ai për Sky.

“Interi? Sigurisht që e pëlqejnë, por nuk ka asgjë tjetër. E njëjta gjë vlen edhe për Napolin”, shtoi tutje.

Donnarumma aktualisht ka kontratë të vlefshme me klubin parisien deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm. /Zëri

\