Man City arrin marrëveshje edhe me Rayan Cherkin

Man City arrin marrëveshje edhe me Rayan Cherkin

Sport June 04, 2025 - 12:03

Manchester City deri më tani është shumë aktiv për sa i përket merkatos verore.

Pas arritjes së marrëveshjes me Tijjan Reijndersit, tani Citizens kanë arritur marrëveshje edhe me Rayan Cherkin për kushtet personale.

Kështu ka bërë të ditur gazetari i njohur italian dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Oferta zyrtare nga City për Lyonin do të dorëzohet në orët e ardhshme në mënyrë që të avancohet pas bisedimeve fillestare klub me klub gjatë fundjavës, shton Romano. /Zëri

\