
Liverpooli arrin marrëveshje me Kerkezin, pritet edhe me Bournemouthin
Sport
June 04, 2025 - 11:27
Milos Kerkez pritet të bëhet transferimi më ri i kampionit të Premierligës, Liverpoolit.
Gazetari dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se lojtari dhe klubi tashmë kanë arritur marrëveshje personale, mirëpo Reds duhet ta bindin edhe Bournemouthin për t’i siguruar shërbimet e mbrojtësit.
Liverpooli është i përgatitur të nënshkruajë marrëveshjen me Milos Kerkezin me një rund tjetër bisedimesh për ta zgjidhur çështjen, shton Romano.
Tani, pritet që Bournemouthi dhe Liverpooli të finalizojnë marrëveshjen pas nënshkrimit të kushteve personale javën e kaluar. /Zëri