
Gjermani – Portugali, gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kombeve
Sport
June 04, 2025 - 11:04
Gjermani – Portugali është gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kombeve, e cila do të zhvillohet sonte (e mërkurë).
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Allians Arena” dhe fillon në orën 21:00.
Gjysmëfinalja tjetër është mes Spanjës dhe Francës, e cila zhvillohet nesër (e enjte).
Skuadrat të cilat fitojnë kalojnë në finalen e madhe të Ligës së Kombeve. /Zëri