
Zyrtare: Nderim Nexhipi rikthehet te Ballkani si drejtor sportiv
Sport
June 03, 2025 - 19:33
Ballkani ka njoftuar se Nderim Nexhipi është rikthyer si drejtor sportiv.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi përmes një njoftimi në Facebook. /Zëri
Postimi i plotë:
Të dashur tifozë dhe gjithë ju përkrahës të FC Ballkanit,
Kemi kënaqësinë që para jush ta prezantojmë njërin prej atyre që kontribuoi fort në fillimin e vazhdimin e sukseseve tona historike.
Ai gjithmonë ka qenë dhe mbetet njëri prej nesh, por tani rikthehet përsëri në fole për ta rimarrë pozicionin e drejtorit sportiv në klub dhe për të shkruar etapa të reja së bashku.
Mirë se rikthehesh Nderim Nexhipi
Na priftë e mbara, kampion!