Zyrtare: Sami Boroci, drejtor i ri sportiv i Malishevës

Zyrtare: Sami Boroci, drejtor i ri sportiv i Malishevës

Sport June 03, 2025 - 17:39

Sami Boroci është emëruar drejtor sportiv i Malishevës.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në Facebook. /Zëri

Postimi i plotë:

ë ëë ë ëë ë

ë ë ëëë ë ë ë ë ë

Me kënaqësi prezantojmë drejtorin e ri sportiv të klubit tonë - Sami Boroci një figurë me vizion të qartë dhe përkushtim ndaj filozofisë sonë.

Me qëllim të forcimit të kapaciteteve organizative dhe vazhdimit të zhvillimit të klubit në drejtimin e duhur, kemi emëruar z. Boroci në rolin e Drejtorit Sportiv.

Ky nuk është vetëm një ndryshim në strukturë. Është një hap i madh drejt një të ardhme ku puna e përbashkët, pasioni dhe synimet e qarta do ta çojnë klubin aty ku e meriton.

Sami Boroci është një profesionist me përvojë të gjatë në sektorin privat dhe publik. Ai është gjithashtu një nga themeluesit e KF Prishtina e Re, klub të cilin e ka udhëhequr për pesë vite – nga dita e parë, deri në inkuadrimin në Superligën e Kosovës.

Me përvojën, vizionin dhe pasionin e tij për futbollin, besojmë se do të arrijmë së bashku edhe më shumë suksese, në përputhje me objektivat dhe rrugën që ka zgjedhur klubi jonë.

ëë ë ë ëë ë ëë ë – ë ëëë ëëë ë ë ë ëë ëë ëëëë.

\