Shtatë boksierë përfaqësojnë Kosovën në “Vllaznia 2025”

Shtatë boksierë përfaqësojnë Kosovën në “Vllaznia 2025”

Sport June 03, 2025 - 10:16

Kombëtarja e Kosovës në boks do të jetë pjesë e turneut ndërkombëtar memorial “Vllaznia 2025”, që mbahet në Shkodër nga 5 qershori e që zgjat katër ditë.

“Kosova do të përfaqësohet me shtatë boksierë: 55 kg Bashkim Bajoku, 60 kg Lumturim Xhoxhaj, 60 kg Luar Aliu, 65 kg Rexhep Morina, 70 kg Loris Idrizi, 75 kg Jozef Rrasi, 80 kg Planet Berisha”, thuhet në njoftimin e Federatës së Boksit të Kosovës.

Sipas njoftimit nga FBoxK, trajner do të jetë Nazmi Halili. Ky turne pritet të sjellë konkurrencë të fortë.

\