Chelsea transferon e mesfushorin portugez

Chelsea transferon e mesfushorin portugez

Sport June 02, 2025 - 23:22

Chelsea ka konfirmuar nënshkrimin e mesfushorit portugez Dario Essugo nga skuadra e Sporting Lisbonës.

Futbollisti njëzet vjeçar ka firmosur kontratë deri në qershor të vitit 2033.

Me këtë transferim, Sporting do të përfitojë menjëherë njëzet e tre milionë euro. Marrëveshja përfshin edhe lojtarin tjetër, Geovany Quenda, i cili do të qëndrojë në radhët e Sporting edhe për një sezon tjetër në formë huazimi nga Chelsea, duke e çuar vlerën totale të marrëveshjes në rreth shtatëdhjetë e katër milionë euro, sipas raportimeve.

Sezonin e kaluar, Essugo ishte huazuar te Las Palmas në La Liga, ku kishte zhvilluar njëzet e shtatë paraqitje dhe kishte shënuar një gol.

Ai ka hyrë në historinë e Sporting si lojtari më i ri që ka debutuar ndonjëherë për ekipin e parë, duke u aktivizuar në mars të vitit 2021 ndaj Vitoria SC, në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç e gjashtë ditë.

Me këtë paraqitje, ai kishte thyer edhe rekordin e legjendës Luis Figo, i cili kishte debutuar për Sporting në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç, njëmbëdhjetë muaj e shtatëmbëdhjetë ditë./rtk

\