Drilon Islami me një postim emocionues përshëndet Prishtinën dhe Plisat

Drilon Islami me një postim emocionues përshëndet Prishtinën dhe Plisat

Sport June 02, 2025 - 14:15

Drilon Islami largohet nga FC Prishtina, pas dy vitesh si kapiten, duke u transferuar si lojtar i lirë te CFR Cluj në Rumani.

Mesfushori nga Kaçaniku ka bërë hap të madh në karrierë duke iu bashkuar gjigantit rumun Cluj, e ku atë do të jetë bashkëlojtarë me bashkëkombësit e tij si Meriton Korenica e Lindon Emërllahu.

Në një postim emocional, Islami shpreh mirënjohjen për klubin dhe tifozët e Prishtinës.

Postimi i plotë nga Islami:

Përshëndetje për të gjithë!

Dua t’ju njoftoj se nga sezoni i ardhshëm nuk do të jem më pjesë e klubit FC Prishtina.

Kam pasur nderin dhe kënaqësinë të vesh fanellën bardhë e kaltër të klubit më të madh shqiptar, me të cilin fituam Kupën e Kosovës – ku pata privilegjin të jem kapiten i FC Prishtinës.

Kanë qenë dy vite të mrekullueshme për mua. Dua t’i falënderoj nga zemra të gjithë, duke filluar nga presidenti i klubit, drejtori sportiv, stafi i trajnerëve, stafi mjekësor, ekonomët, bashkëlojtarët, si dhe tifozerinë më të zjarrtë “Plisat”.

Përgjithmonë do të mbetem mirënjohës ndaj FC Prishtinës.

Ju dëshiroj shumë suksese në garat evropiane dhe në sezonin e ri. Uroj t’i arrini të gjitha objektivat e klubit.

Sinqerisht,

Drilon Islami.

\