Në garën kombëtare “Albania Cup”, Kosova u përfaqësua denjësisht

Në garën kombëtare “Albania Cup”, Kosova u përfaqësua denjësisht

Sport June 01, 2025 - 16:42

Në garën kombëtare të ngjitjes sportive “Albania Cup”, ku morën pjesë mbi 100 ngjitës , Kosova u përfaqësua denjësisht me pesë garues nga dy klube “Marimangat” dhe “TEK” (Trail Explorers Kosova – Mitrovicë).

Sipas “Albanian Cup”, garuesit kosovarë arritën rezultate të shkëlqyera në disa kategori.

Në kategorinë mbi 18 vjeç për meshkujt, Diell Veseli arriti një sukses të rëndësishëm duke u renditur në vendin e dytë.

Ndërsa në kategorinë nën 18 vjeç për meshkujt, Amar Anadolli (klubi “Marimangat”) fitoi vendin e parë, duke dëshmuar përgatitje të lartë.

Nga ana tjertë, në kategorinë nën 18 vjeç për femra Ajza Abazi (klubi “TEK”, Mitrovicë) u rendit në vendin e dytë, duke përfaqësuar me dinjitet jo vetëm klubin e saj, por edhe vendin.

 

Image
\