
Neymari i bashkohet Mbappes për të uruar ish-klubin PSG-në për triumfin e Ligës së Kampionëve
Sport
June 01, 2025 - 14:20
Neymari ka uruar ish-klubin e tij Paris Saint-Germain për fitimin e titullit të Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori.
Ylli brazilian, i cili kaloi gjashtë vjet në kryeqytetin francez, përgëzoi ish-skuadrën e tij teksa ata ngritën Ligën e Kampionëve në Mynih të shtunën për herë të parë në historinë e klubit.
Të rinjtë e Luis Enrique mposhtën Interin 5-0 për të regjistruar diferencën më të madhe të fitores në një finale të turneut.
Neymari ndau një video të PSG-së duke ngritur titullin e Ligës së Kampionëve në historinë e tij në Instagram dhe shkroi: “Urime @PSG”. /Zëri
