
Drita mëson kundërshtarët potencial në fazën e parë të Ligës së Kampionëve, Shkëndija dhe Egnatia ndër të mundshmit
Bazuar në grafikën zyrtare të fazës së parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve 2025/26, Drita, kampione e Kosovës, tashmë e ka mësuar listën e kundërshtarëve potencialë për shortin që pritet të hidhet shumë shpejt.
Në këtë fazë marrin pjesë 30 ekipe të ndara në dy grupe, bazuar në koeficientin e UEFA-s.
Drita renditet në mesin e ekipeve të forta, me një koeficient prej 9.000, çka do të thotë se ajo nuk mund të përballet me skuadra të tjera nga e njëjta kategori, por vetëm me ekipet me koeficient më të ulët.
Kundërshtarët potencialë të Dritës janë:
Shkëndija (Maqedonia e Veriut)
Egnatia (Shqipëri)
Levadia Tallinn (Estoni)
Dinamo Minsk (Bjellorusi)
ëamrun Spartans (Maltë)
Milsami (Moldavi)
Kairat (Kazakistan)
Noah (Armeni)
FC Differdange 03 (Luksemburg)
Iberia 1999 (Gjeorgji)
Víkingur (Ishujt Faroe)
Shelbourne (Irlandë)
Virtus (San Marino)
Ndërsa disa përballje duken më të vështira në letër, si Dinamo Minsk apo Kairat, të tjera si Virtus, Iberia apo Noah konsiderohen si më të lehta për kalim në raundin tjetër.
Shkëndija e Tetovës dhe Egnatia e Rrogozhinës, si skuadra me lidhje të forta shqiptare, janë opsionet që ngjallin më së shumti vëmendje për tifozët shqiptarë. Një duel mes Dritës dhe cilësdo prej tyre do të ishte jo vetëm sportivisht interesant, por edhe emocionalisht i veçantë për të gjithë sportdashësit shqiptarë.