
Çeku: Kurrë nuk është investuar kaq shumë në infrastrukturën e futbollit
Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, pretendon se asnjëherë më parë nuk është investuar më shumë në infrastrukturën e futbollit të Kosovës.
Sipas tij, synimi është ndërtimi i infrastrukturës moderne, që u shërben brezave të rinj dhe ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare, raporton Zeri.info.
Çeku përmendi stadiumet e përfunduara, të cilat janë: “Fadil Vokrri” Prishtinë, “Liman Gegaj” Malishevë, “Adem Jashari” Mitrovicë, Stadiumi i Qytetit Shtime, Stadiumi i Qytetit Gjakovë, Stadiumi i Gjilanit, Stadiumi i Hogoshtit Kamenicë, Stadiumet ndihmëse në Komoran, Bërnicë, Gjilan, Raushiq, Studençan.
Ndër të tjera, ai tha se janë në procedurë të punimeve stadiumet; “Shahin Haxhiislami” Pejë, Stadiumi i Qytetit Ferizaj, “Përparim Thaçi” Prizren, Stadiumi i Qytetit Rahovec, “Ferki Aliu” Vushtrri, “Rexhep Rexhepi” Drenas, Stadiumi i Qytetit Suharekë, Stadiumi i Qytetit Han i Elezit, “Zahir Pajaziti” Podujevë. /Zëri