Kosova U-21 barazon me Maqedoninë e Veriut U-21

Kosova U-21 barazon me Maqedoninë e Veriut U-21

Sport May 28, 2025 - 21:38

Kosova U21 ka barazuar pa gola (0-0) në miqësoren e parë ndaj Maqedonisë së Veriut U-21, e zhvilluar të mërkurën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Të dyja përfaqësueset u treguan të kujdesshme, me pak raste të rrezikshme për gol, duke e mbyllur sfidën me rrjeta të paprekura.

Ndeshja e dytë miqësore do të luhet të shtunën (1 qershor) në Shkup, me fillim nga ora 15:00.

Këto përballje shërbejnë si përgatitje për ciklin kualifikues të Euro 2027, i cili do të organizohet në Shqipëri dhe Serbi.

Kosova U-21 ndodhet në Grupin A, së bashku me Spanjën, Rumaninë, Finlandën, Qipron dhe San Marinon.

Sfidën e parë zyrtare, Kosova U-21 e luan më 5 shtator, në udhëtim ndaj Rumanisë.

\