
Çeku: Asnjëherë më parë nuk është investuar kaq shumë dhe kaq seriozisht në infrastrukturën e futbollit në vendin tonë
Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se Kosova po përjeton një periudhë të paprecedentë investimesh në infrastrukturën e futbollit.
Këto përpjekje synojnë të ofrojnë kushte moderne për brezat e rinj, klubet vendore dhe përfaqësuesen kombëtare, si dhe për të pritur ngjarje të mëdha ndërkombëtare, si Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.
Në postimin e tij, Çeku theksoi se nuk ka pasur kurrë më parë një investim kaq serioz dhe kaq të madh në këtë fushë.
Ai listoi disa nga projektet e përfunduara dhe ato që janë në proces realizimi:
Të përfunduar dhe në realizim:
Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë
Stadiumi “Liman Gegaj”, Malishevë
Stadiumi “Adem Jashari”, Mitrovicë
Stadiumi i qytetit, Shtime
Stadiumi i qytetit, Gjakovë
Stadiumi i Gjilanit
Stadiumi i Hogoshtit, Kamenicë
Stadiumet ndihmëse në Komoran, Bërnicë, Gjilan, Raushiq, Studençan
Në procedurë:
Stadiumi “Shahin Haxhiislami”, Pejë
Stadiumi i qytetit, Ferizaj
Stadiumi “Përparim Thaçi”, Prizren
Stadiumi i qytetit, Rahovec
Stadiumi “Ferki Aliu”, Vushtrri
Stadiumi “Rexhep Rexhepi”, Drenas
Stadiumi i qytetit, Suharekë
Stadiumi i qytetit, Han i Elezit
Stadiumi “Zahir Pajaziti”, Podujevë.